Bima e ebanozit Bima e ebanozit është e përhaput kryesisht në zonat tropikale por sidomos rritet në krahinën indo-malaziane. Druri i ebanozit është shumë i çmuar. Ai ka një ngjyrë të zezë, pak a shumë të thellë, me njolla të dukshme. Sot druri i ebanozit përdoret për të bërë mobile, që janë shumë të kushtueshme, vegla muzikore, si p.sh. flaute, klarineta, tastiera për pianofortat, si edhe shumë sende të tjera me vlerë.
[cite]