Bima e ebanozit Bima e ebanozit është e përhaput kryesisht në zonat tropikale por sidomos rritet në krahinën indo-malaziane. Druri i ebanozit është shumë i çmuar. Ai ka një ngjyrë të zezë, pak a shumë të thellë, me njolla të dukshme. Sot druri i ebanozit përdoret për të bërë mobile, që janë shumë të kushtueshme, vegla muzikore, si p.sh. flaute, klarineta, tastiera për pianofortat, si edhe shumë sende të tjera me vlerë.
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Bima e ebanozit " është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/bima-e-ebanozit