Pema e blirit      Në vendin tonë rriten tri lloje bliri: bliri fletëgjerë, bliri fletëngushtë dhe bliri fletësermi. Lloji i parë, bliri fletëgjerë, rritet deri 40 metra i lartë. Veçanërisht ky lloj bliri është i njohur për lulen e tij, e cila, për shkak të nektarit të çmuar që përmban, vizitohet shumë nga bletët. Mjalti që fitohet nga këto lule ka edhe veti të vyera kuruese.    Lulet e blirit fletëgjerë përdoren edhe për të bërë çaj. Për këtë, ato mblidhen, thahen në hije dhe pastaj ruhen në vende të thata, që nuk kanë lagështirë, me qëllim që të ruajnë ngjyrën e verdhë në të gjelbër dhe aromën e tyre të posaçme. Edhe farat e blirit shfrytëzohen. Ato përmbajnë deri në 12 përqind vaj, që i ngjan vajit të bajames

 

Në botën e bimëve

[cite]