Pema e rrapit Pema e rrapit rritet në zona me klimë mesdhetare e në toka me lagështirë. Në vendin tonë, rrapi rritet në zonën e Tiranës, të Elbasanit, të Beratit, të Sarandës etj. Disa lloje rrapi, si p.sh. një lloj i gjinisë Sofora, që rritet edhe në vendin tonë, përdoren si bimë zbukurimi, për të hijeshuar parqet dhe shëtitoret. Druri i rrapit përdoret më tepër për të bërë arka, mobile, etj.; ai nuk përdoret si lëndë ndërtimi, sepse thyhet lehtë. Lëvorja, sythet dhe gjethet e kësaj bime përdoren si lëndë ngjyruese, për të ngjyer në të verdhë sende të pambukta e të mëndafshta.
[cite]