FORCAT PRODHUESE
✤ Nocion social-ekonomik që shpreh veprimin aktiv të njerëzve ndaj natyrës për shndërrimin e lëndëve të saj. F.P. përbëhen nga bashkimi i dy elementëve: i njeriut me mjetet e prodhimit. Në tërësinë e F.P. elementi kryesor është njeriu, i cili me veprimtarinë e tij prodhuese i krijon dhe i përsos vazhdimisht mjetet e prodhimit, me anën e të cilave shndërron e përdor gjithnjë e më shumë pasuri natyrore për krijimin e të mirave materiale. Shkalla e zhvillimit të F.P. shpreh shkallën e nënshtrimit të hatyrës nga njeriu. Një ndër faktorët e rëndësishëm të zhvillimit të F.P. është zhvillimi i shkencës dhe i teknikës.
Në RPS të Shqipërisë ndryshe nga çka ndodh në vendet kapitaliste e revizioniste, forcat prodhuese janë zhvilluar e zhvillohen në mënyrë të ndërgjegjshme, të planifikuar e të pandërprerë, me ritme të shpejta e në mënyrë përpjesëtimore dhe përdoren drejtpërdrejt për ndërtimin e socializmit e të komunizmit, në dobi të masave punonjëse.
(D.R.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Forcat Prodhuese
[cite]