Domatja               Domatja, kjo bimë kaq e njohur dhe kaq e përhapur sot kudo në botë, ka filluar të përdoret në ushqimin e njerëzve vetëm këto dy shekujt e fundit. Në fakt, në fillim, në shekujt e parë pasi u soll nga Amerika, kultivohej nëpër lulishte si bimë zbukuruese, për shkak të luleve të saj të verdha e të bukura, kurse sot, në të gjithë botën, mbillen me dhjetëra milionë hektarë me domate. Në vendin tonë domatja kultivohet jo vetëm në fushë, por edhe në serra, me qëllim që tregu të furnizohet me domate gjatë gjithë vitit.        Fruti i domates përmban lëndë ushqyese me vlerë, veçanërisht vitaminë C, si dhe disa lëndë organoleptike. që i japin një shije të pëlqyeshme. Domatja hahet e freskët, si frut; me të bëhen sallata të shijshme dhe, si shtesë, përdoret pothuajse në të gjitha gjellët. Fruti i domates përdoret edhe në industri. Me të përgatiten salca të ndryshme. që përdoren për gatimin e gjellëve.

 

Në botën e bimëve

[cite]