Pjepri Pjepri përfshihet në familjen e kungullorëve, ku bëjnë pjesë kungulli, shalqini etj. Ai e ka prejardhjen nga krahinat e Afrikës Veriore ose nga Azia. Kjo bimë perimore kultivohet prej kohësh në shumë krahina të vendit tonë. Edhe pjeprit, ashtu si edhe kungullit, i hahet pjesa mishtore e frutit, e cila, meqë përmban shumë lëndë sheqerore, është e ëmbël dhe e shijshme. Ka disa lloje pjepri të quajtur pjepra dimërorë, që mund të ruhen në gjendje të freskët deri në muajt e dimrit.
[cite]