Agrumet              Agrumet janë shkurre ose pemë drusore gjithmonë të gjelbra. Nuk dihet me saktësi prejardhja e tyre, por dihet vetëm se ato rriten edhe sot në gjendje të egër në zonat veriore të Birmanisë, në juglindje të Himalajeve. Agrumet u përhapën në pellgun e Mesdheut në kohë të ndryshme.              Në grupin e agrumeve bëjnë pjesë: portokalli, limoni, mandarina, qitroja etj. Në vëndin tonë, të rinjtë aksionistë, me punë vetëmohuese kanë hapur në toka të djerra të mbuluara nga shkurret, me mijëra e mijëra hektarë tarraca, në të cilat kultivohen sot varietete të ndryshme agrumesh. Të përmendura janë sidomos tarracat e Lukovës dhe të Ksamilit, në rrethin e Sarandës.

 

Në botën e bimëve

[cite]