Farat e frutave Fruta e pemëve frutore është ajo pjesë e bimës që hahët nga njerëzit. Ato janë të shumëllojshme, me forma e ngjyra të larmishme, të mbuluara nga jashtë me një lëvore që, në ndonjë rast, si p.sh. tek agrumet, mund të jetë e trashë dhe e rrudhosur, ose e fortë, si te shega etj. Në frutën e pemëve gjenden farat e tyre. Ka fruta që brenda tyre përmbajnë vetëm një farë, si p.sh. fruta e qershisë, e pjeshkës, e kajsisë etj., por ka edhe fruta që përmbajnë shumë farë, si p.sh. rrushi, portokalli etj.
[cite]