Baobabi               (Druri i një mijë vjetëve) Studiuesit mendojnë se baobabi jeton deri në 6000 vjet. prandaj e kanë quajtur edhe «druri i një mijë vjetëve». Baobabi është një nga pemët më të mëdha të zonave tropikale; ai e ka trungun të lartë 10-15 metra dhe perimetrin 20-30 metra. Trungu i kësaj peme lëshon shumë degë që, në disa raste, janë të gjata rreth 20 metra. Për shkak të rëndesës së tyre, këto degë përkulen dhe prekin tokën, duke formuar një kurorë të dendur dhe të hapur, në formën e një ombrelle të stërmadhe.               Frutat e kësaj peme janë sa një portokall. Por përveç frutave, në industri shfrytëzohen edhe disa pjesë të tjera të kësaj bime për të prodhuar letër, litarë etj. Në Evropë baobabi haset vetëm në ndonjë kopsht botanik, sepse në kushtet e klimës së këtij kontinenti nuk rritet e nuk zhvillohet.

 

Në botën e bimëve

[cite]