Bimët frutore tropikale 

Bimët frutore tropikale                Pemët frutore, që të rriten e të zhvillohen mirë, kërkojnë një klimë pak a shumë të njëjtë me atë të zonave të vendprejardhjes së tyre. Megjithatë njeriu gjatë shekujve ka krijuar varietete pemësh frutore që rriten e zhvillohen edhe në zona me klimë jo të njëjtë me atë të zonave të prejardhjes së tyre. Por në natyrë ka shumë pemë frutore, të cilat rriten mirë e shtohen vetëm në zonat me klimë tropikale. Të tilla pemë frutore janë, p.sh., banania që rritet mirë në krahinat. pranë ekuatorit, pema e hurmës, që zhvillohet shumë mirë në oaze e në shkretëtira, bima e kokosë, që parapëlqen zonat që lagen nga ujërat e deteve tropikale, baobabi. që rritet në zonat tropikale etj.

 

Në botën e bimëve

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Bimët frutore tropikale " është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/bim%c3%abt-frutore-tropikale