FRËNGU DBIMITËR
✤ (1443-1525). Humanist shqiptar lindur në qytetin e Drishtit pranë Shkodrës. Autor i veprës shkruar latinisht mbi historinë e Skënderbeut «Komentar i çështjeve të turqve dhe i zotit Skënderbe». Vepra njihet vetëm nga përkthimi italisht botuar në Venedik (1539) dhe nga një përkthim tjetër po në atë gjuhë prej një autori italian po në Venedik (1584). Në këtë vepër Dh.F. sjell një varg të dhënash të reja për jetën e Skënderbeut që nuk janë tek Barleti (shih), duke aehë si anëtar i familjes së madhe të Engjëllorve, pasi kishte shërbyer si funksionar i ngarkuar me problemet financiare në shërbim të Skënderbeut që nga viti 1466. Është një vepër me theks të fortë patriotik, që njohu shtatëmbëdhjetë botime. Pas pushtimit të Shqipërisë nga osmanët (1478) Dh.F. u shpërngul nga Shqipëria dhe jetoi si famullitar në një fshat të Venedikut pranë Trevizos, ku edhe vdiq. (K.X.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Frëngu Dbimitër
[cite]