FOTOGRAFIA
✤ Ngulitja e pamjeve të botës në fletë të posaçme, të ndjeshme ndaj dritës (film, pllakë), që riprodhohen ‘pastaj në letër etj., mjeshtëria dhe teoria e kësaj fushe. F. mund të jetë bardhë e zi ose me ngjyra. Gjinitë kryesore janë: F. e zakonshme, F. artistike dhe F. tekniko-shkencore (aerofotografia dhe mikrofotografia).
Në Shqipëri F. e para janë bërë në Shkodër që më 1858 (19 vjet pas njohjes zyrtare të lindjes së F. më 19.8.1839). Si nismëtar ishte Pjetër Marubi (1834-1903). F. e para bëheshin bardhë e zi me filma të formateve 21×27 dhe 26×31 cm, fotografimi bëhej në natyrë, me hije. Në vitet 1885-1890 po në Shkodër u ndërtua studioja e parë, e pajisur me të gjitha mjetet e kohës. Për fotografim përdorej drita natyrore. Si sfond përdorej dekor me pamje të qytetit dhe të fshatit. Më 1885 nisi punën në atë studio Kel Marubi (shih), i cili me punën e tij i solli shërbime të çmuara edhe historisë shqiptare, duke fotografuar figura të njohura dhe ngjarje të rëndësishme politike. Marubi ndoqi nga afër evoluimin e F. bashkëkohore dhe mbajti marrëdhënie me firma të njohura europiane, sidomos me vëllezërit Lymjer, shpikësit e kinematografisë (1895). Po atë vit nisi punën edhe K.Idromeno (shih). Sot në fototekën e Shkodrës duke u shtuar edhe puna e fotografëve të tjerë të njohur të kohës së Pavarësisë ruhen afro 250.000 negativë me “Vlera kombëtare.
Në fillim të shek.XX përveç Shkoarës, studio u hapën edhe në Korçë, ku dallohen fotografët Petro Dhimitër Fotografi (i ashtuquajtur edhe «Shqiptari»), Vani Burda, Kristaq Sotiri (shih), të cilët gjithashtu kanë lënë negativa me vlera për historinë kombëtare. Në vitet 20 dhe 30 studio u hapën edhe në Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Vlorë e Berat. U bënë përpjekje për F. me ngjyra dhe veç studiove nisi fotografimi edhe në natyrë. Kjo dha mundësinë që të fotografcheshin -edhe grupe luftëtarësh, pamje qytetesc apo fshatrash, objekte të rëndësishme të kohës etj. Shquhen si peizazhistë Shan Pici, Kristaç Sotiri.
F. që pasqyrojnë vitet e Luftës ANÇ u bër.ë kryesisht nga partizanët fotografë amatorë. Shumë prej tyre, që janë një thesar për pasqyrimin e kësaj epopeje të lavdishme, mbetën anonime.
Pas Çlirimit të vendit F. hyri në rrugën e zhvillimit tëvrullshëm, e lidhur me kërkesat e mëdha të veprimtarisë politike-shoqërore, të shtypit, të botimeve, të kulturës, arsimit e shkencës U futën në përdorim F. me ngjyra, sidomcs procesi diapozitiv dhe aparatura e materiale të reja. Sot F, e organizuar si veprimtari, zhvillohet në 3 drejtime kryesore: F. e shërbimi’. propagandistik, F. e shërbimit shkencor, F. e shërbimit publik. Peshën kryesore për shërbimin propagandistik e mban Laboratori fotografik : ATSH, i cili i shërben shtypit dhe emulacioni: socialist për pasqyrmin e jetës së vendit. Laboratore qendrore fotografike kanë edhe Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore, UT etj. Në shërbirnin shkencor F. ka hyrë gjerësisht në mjekësi, arkeologji, kimi, .fizikë etj. Institucione të shumta kanë laboratore fotografike. Për shërbimin publik janë hapur studio në të gjitha qytetet, në qendrat e banuara dhe në disa fshatra. Në Tiranë është ngritur edhe laboratori i F. me ngjyra.
Në vitin 1972, sektori i arteve figurative në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve, krijoi edhe seksionin e fotografëve për F. artistike. Hapen ekspozita vetjake dhe botohen albume të ndryshme. Ekspozita të F. artistike në shkallë kombëtare organizohen qysh nga v.1971. F. luan rol të rëndësisliëm edhe për pasqyrimin e jetës së vendit në botën e jashtme. Në shumë vende të ndryshme të botës hapen ekspozita fotografike me tematikë të ndryshme nga Shqipëria socialiste.
(B.F.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Fotografia