FTOI
✤ (Cydonia oblonga Mill). Shkurre ose dru i kultivuar si pemë frutore e familjes trëndafilore (Rosaceae), i lartë deri 6 m, me degët e reja me push, me gjethe me bisht, të mëdha vezake-gjatore, me buzë të plota, përsipër me ngjyrë të blertë të errët, përposh me push, rne lule të vetmuara të bardha në trëndafili 4-5 cm. Lulëzon në prill-maj, bën frut një kokërr të verdhë me push që x^iqst në shtator-tetor. Hyn në prodhim vitin e 3-4 pas mbjelljes. F. është me prejardhje nga Azia Qendrore e JP. Në Shqipëri është i përhapur kudo. F. pëlqen klimë të ngrohtë dhe toka të pasura, argjilo-ranore ose gëlqerore të freskëta. Shumëzotiet me fidanë, copa degësh, me mënjolla, me shpatulla dhe me përpajnë. Kultivarët kryesorë e më me vlerë janë F. i Elhasanit, i Nepravishtës, i Beratit, i Dibrës etj. Frutat e F. janë të shijshme dhe kanë vlera ushqimore, përmbajnë: sheqer 8- -10%, lëndë organike 0,75%, kripëra minerale dhe kryesisht potas. Përdoren të freskëta, të ziera, të pjekura ose bëhen reçel e komposto. Farat e F. përdoren nga mjekësia si mjete zbutëse. Druja e F. është e rëndë, me ngjyrë gështenjë dhe blanë të bardhë, përdoret për gdhendje.

(R. O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ftoi


[cite]