FUNARËSI


FUNARËSI
✤ Fshat në rrethin e Librazhdit. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Zdrajsh (shih). Përmendet në regjistrat osmane të vitit 1467 me emrin «Funaris». Mbi fshat ndodhen rrënojat e një kështjelle të lashtë dhe jo shumë larg është rnuri i një dige ujëmbledhësi (monument kulture), ndërtuar para 200-300 vjetësh. F. ka marrë pjesë në Luftën ANÇ. Bën pjesë në koop. e bashkuar bujqësore të Zdrajshit. Tokat ujiten nga një kanal i madh rreth 8 km i gjatë, ka një hidrocentral. F. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Funarësi


[cite]