FUSHË-ARRËSI


FUSHË-ARRËSI
✤ Qytet i ri në rrethin e Pukës (VL), nga e djathta e Fanit të Madh. Popullsia 2069 banorë. Është ngritur në fshatin me të njëjtin emër që më 1949 si qendër punëtore e sharrëtarëve dhe e minatorëve. Dëshmohet si vendbanim që në shek.IV-V e.r. U çlirua në tetor 1944. Sot është qendër e rëndësishme e përpunimit të drurit, e nxjerrjes dhe e pasurimit të bakrit. Janë ngritur Stabilimenti i përpunimit të drurit, Fabrika e tharjes së lëndës së sharruar. Fabrika e kollofonit (e vetmja e këtij lloji në vendin tonë), dy fabrika pasurimi të bakrit. Së shpejti do të përfundojë edhe fabrika e fibrës. Ndërmarrja e sharrave është «Heroinë e Punës Socialiste». Në F.A. ka edhe park automobilistik e të mallrave. F.A. ka shkollë të mesme, pallat kulture, bibliotekë, spital, qendër shëndetësore, ambulancë, rrjet tregtar e komunal. F.A. është njëkohësisht qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Breg, Bicaj, Lumzi, Micoj, Lumardh, popullsia gjithsej 3089 banorë. Koop. e bashkuar me të njëjtin emër ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave. Në blegtori rriten të imëtat.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fushë-Arrësi


[cite]