FUSHA E TOROVICËS


FUSHA E TOROVICËS
✤ Fushë e përfituar nga bonifikimi i kënetës së dikurshme të Kakarriqit. :Ndodhet në anën J të Nënshkodrës (shih) midis .malit të Rencit në P dhe malit të Kakarriqit në Ka një sipërfaqe prej rreth 2400 ha dhe lartësi më pak se 10 m mbi nivelin e detit. Duke qenë a ulët, ajo përmbytej shpesh nga vërshimet e lumenjve Bunë e Drin, të cilët e kishin kthyer ~në kënetë të përhershme. Fusha u tha dhe u sistemua në vitet 1967-1973. Një pendë e ngritur në anën V e mbron nga vërshimet e Bunës dhe Dri.nit. Është ndërtuar një rrjet kanalesh kullimi me -gjatësi rreth 100 km, që mbledh gjithë ujërat dhe që zbrazet në Drin të Lezhës me anë të një ‘hidrovori në anën J të saj. Në ditët e sotme fusha e Torovicës punohet tërësisht. Rreth 1000 ha ujiten në formë shiu nga uji që merret nga Drini i Lezhës. Kulturat kryesore janë drithërat e bukës, luledielli, perimet e bostani. Aty është ngritur fshati i ri i Torovicës.

(P.G.—Dh.V.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fusha E Torovicës


[cite]