GËLBAZA


GËLBAZA
✤ (Fasciolosis). Sëmundje parazitare që shkaktohet nga paraziti Fasciola hepatika e më rrallë nga Fasciola gigantica dhe sjell hepatit akut e kronik. Më shpesh prek dhentë, dhitë e gjedhët e më pak derrat e kuajt. Parazitl që të shkaktojë sëmundjen duhet të .kalojë ciklin e zhvillimit dhe të banojë për një periudhë të caktuar te një kërmill i vogël limnea truncatula; kur del prej tij ai vendoset në barishte ose noton në ujë. Sëmundja njihet në të gjitha kontinentet. Në Shqipëri para Çlirimit ka qenë sëmundje e përhapur, gjatë viteve 1836-39 ka shkaktuar ngordhjen e mijëra bagëtive. Pas Çlirimit, në sajë të masave veterinare të marra dhe të bonifikimit të fushave, ka pasur rënie të ndjeshme. Format e rënda të G. diagnostikohen lehtë, kurse për format e lehta duhet të dërgohen materialet fekale në laborator për ekzaminim mikroskopik. Luftimi i G. bëhet me profilaksi dhe me mjekim. Masat parambrojtëse janë zhdukja e kërmillit nëpërmjet .tharjes së kënetave e moçaleve e dezinfektimit me anën e sulfatit të bakrit dhe deheimintizimi i bagëtive. Për mjekimin e kafshëve të infektuara përdoren preparatet e tetraklorurit të karbonit dhe hekzakloretanit në formë lëngjesh, kapsulash etj.

(A.Çu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gëlbaza


[cite]