GËLQERJA


GËLQERJA
✤ Lëndë e ngurtë, oksid kalciumi, në trajtë copash me ngjyrë të bardhë ose deri kokrrizash të imëta si pluhur, që përaoret si lëndë lidhëse në ndërtim, në ind. kimike, ushqimore, në bujqësi etj. Përftohet nga pjekja e gëlqerorit (shih) në furra të veçanta dhe në temp. rreth 900° C, në të cilat karbonati i kalciumit kthehet në oksid kalciumi, duke larguar gazin karbonik. G. që përmban lëndë deltinore quhet G. hidraulike, naërsa ajo që përmban magnezit quhet G. magneziale. G. bashkëvepron me ujin duke dhënë G. e shuar (hidroksid kalciumi), që përdoret sidomos për llaç në ndërtim etj.

G. ka qenë njohur e përdorur që në lashtësi në trevat shqiptare, për llaç, si sherbet G. për lyerjen e mureve etj. G. hidraulike, me lëndë deltinore, është përdorur ndër të tjera që në shek.I e.r. për ndërtimin e amfiteatrit të Durrësit. Në mjaft krahina si në Krujë, Korçë, Berat etj., ka tradita të pjekjes së G. me furra që ngroheshin me dru e qymyr druri. Sot prodhimi i G. është i industrializuar, prodhohet nga ndërmarrje të ndryshme të ind. së materialeve të ndërtimit.

(G.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gëlqerja


[cite]