GËRMENJI


GËRMENJI
✤ Fshat në rrethin e Kolonjës (JL). Bën pjesë në fshatin e bashkuar Radanj (shih). Është vendlindja e atahetarëve rilindës Themistokli e Telemak Gërmenji. Këshilli NÇ u ngrit më 1942. Në korrik 1943 fshati u dogj nga nazistët gjermanë. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. Bën pjesë në koop. e bashkuar të Radanjit. Pranë fshatit ka pyje të shumta. Pjesa më e madhe e fshatarëve punojnë si sharrëtarë. G. ka shkollë të ciklit të ulët, vatër kulture, muze, ambulancë, njësi tregtare e komunale.

✤ Fshat në rrethin e Lushnjës (VP). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Bishçukas, Gërmenji i Vogël, Bregas. popullsia gjithsej 1950 banorë. Këshilli NÇ u ngrit më 1944, u çlirua në tetor 1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. Koop. e bashkuar me qendër në G. .është ngritur më 1963. Ka drejtim kryesor’ prodhimin e drithit, të bimëve industriale dhe pemëtarinë. Fshati ka shkollë 8-vjeçare, muze, shtëpi kulture, qendër shëndetësore,. njësi tregtare e komunale.

✤ Fshat në rrethin e Durrësit (JL), në fushën e Kavajës, në L të përroit të Darçit. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Lekaj (shih). Njihet si fshat që në mesjetë. Popullsia ka ndihmuar aktivisht në Luftën ANÇ. Këshilli NÇ u ngrit në nëntor 1942. Më 1.6.1944 është zhvilluar një betejë e partizanëve të Grapit të Pezës kundër gjermanëve e ballistëve, ku ra Heroi i Popullit Maliq Muço, komisar i Batalionit I. U çlirua më 10.11.1944. Kolektivizimi i bujaësisë përfundoi më 1958. Bën pjesë në KTL «Maliq Muço» të Lekajt që më 1969. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës dhe të pambukut. G. ka shkollë të mesme bujqësbre pa shkëputje nga puna, muzeun, vatër kulture, qendrën shëndetësore, njësi tregtare e të shërbimeve komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gërmenji


[cite]