GËRMENJI THEMISTOKLI
✤ (1871-1917). Veprimtar i shquar i lëvizjes çlirimtare e demokratike. Lindi në Korçë në një familje tregtarësh të vegjël. Ndoqi shkollën fillore në qytetin e lindjes. I detyruar nga nevoj a ekonomike, më 1892 mërgoi në Rumani ku punoi në fillim si çirak e pastaj u mor me tregti. U lidh me shoqëritë patriotike të atj eshme «Drita» e «Dituria» dhe mori pjfesë në veprimtarinë e tyre atdhetare. Këtë veprimtari e vazhdoi edhe në Korçë, ku u kthye në fillim të shekullit tonë, e pastaj në Manastir. Pas Revolucionit xhonturk të korrikut 1908, hoteli «Liria» i Th.G. dhe i vëllait të tij Telemak Gërmenjit në Manastir u bë një qendër e rëndësishme e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Aty u lidh e bashkëpunoi edhe me lëvizjen çlirimtare maqedonase.
Në prag të Shpalljes së Pavarësisë Th.G. e zgjeroi veprimtarinë e tij politike e organizative. Më 1911 shkoi në Itali për t’u lidhur me rrethet e arbëreshëve që ndihmonin lëvizjen për çlirimin e vendit të të parëve të tyre, kaloi pastaj në Korfuz ku vepronte një qendër patriotike shqiptare e më 1912 u vu në krye të një çete luftëtarësh të armatosur që veproi në krahinën e Korçës kundër pushtuesve osmanë. Me pushtimin e kësaj krahine nga forcat e armatosura greke (dhjetor 1912), Th.G. u vu në dispozicion të qeverisë së Ismail Qemalit në Vlorë dhe më 1913-14, kreu detyra të rëndësishme në administratën e shtetit të pavarur shqiptar.
Në shtator 1914 Th.G. shkoi në Rumani. e në janar 1915 në Bullgari. Në mërgim ai punoi gjallërisht për çështjen kombëtare. Në Bullgari botoi revistën «Biblioteka Zëri i Shqipërisë» së bashku me shokë të tjerë. Në shkrimet e tij ai vuri në dukje shkaqet e vërteta të gjendjes së vështirë ekonomike e politike të vendit pas Shpalljes së Pavarësisë, rolin thellësisht antikombëtar e reaksionar të çifligarëve të mëdhenj për fatet e vendit.
Duke u nisur nga pozita demokratike e antifeudale, ai shfaqi mendime edhe për zhvillimin e mëtejshëm të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare e të rifitimit të pavarësisë së vendit në kushtet e Luftës I Botërore. Ai ishte për bashkimin e shqiptarëve në një front të përbashkët patriotik, nën udhëheqjen e borgjezisë demokratike e në aleancë me fshatarësinë.
Fazën e fundit të veprimtarisë së Th.G. e përbëjnë vitet 1918-17, kur ai u kthye ‘nga Bullgaria në Shqipëri. I përkrahur fuqimisht nga masat punonjëse të qytetit e të fshatit, në fillim të 1916-ës ai organizoi forca të armatosura për çlirimin e krahinës së Korçës dhe të gjithë Shqipërifeë së Jugut nga pushtuesit grekë. Për këtë qëllim ai shfrytëzoi shtrirjen e kontigjentit francez të «Armatës së Lindjes» në Korçë në vjeshtë të 1916-ës dhe kontradiktat midis Francës dhe Greqisë për shkak të qëndrimit asnjanës të kësaj të fundit ndaj konfliktit botëror. Th.G. luajti rol kryesor në nënshkrimin e protokollit shqiptaro-francez të 10 dhjetorit 1916, në shpalljen e krahinës «auionome» të Korçës (Republika e Korçës), në dëbimin prej andej të pushtuesve grekë dhe të administratës së tyre. Për Th.G. dhe rrethet patriotike Republika e Korçës ishte pjesë e pandarë e territorit kombëtar dhe do të shërbente si bazë për çlirimin e plotë të tij nga trupat e huaja pushtuese.
Këto fitore të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare e bënë Th.G. «që nuk pranoi të shkelej e të copëtohej Shqipëria dhe ngriti flamurin e pavarësisë» (Enver Hoxha), objekt goditjesh të veçanta nga ana e rretheve shoviniste të Athinës, të cilat në bashkëpunim me imperializmin francez dhe reaksionin vendas, trilluan akuza të rreme për veprimtarinë e tij si «agjent» i austro-hungarezëve. U pushkatua në Selanik më 9 nëntor, me vendim të një gjyqi ushtarak të improyizuar. (P.Pe.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gërmenji Themistokli