GËRRYERJA


GËRRYERJA
✤ Tërësia e proceseve të shkatërrimit të kores tokësore, që përfshijnë shkëputjen dhe largimin e grimcave të tokës nëpërmjet ujit, e erës, formimin e hullive dhe përroskave nga rrjedhja e ujërave në tokë të pjerrët, thellimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve e përrenjve, ngrënien e brigjeve nga rrjedhja e ujit dhe nga rrahja e dallgëve, rrëshqitjen e tokës etj. Pjerrësia e theksuar e relievit të Shqipërisë dhe sasia e madhe e reshjeve ndikojnë shumë për G.

Para Çlirimit kundër G. nuk merrej asnjë masë shtetërore dhe nuk pengohej prerja e djegia e pyjeve. Fshatarët kanë përdorur mënyra të thjeshta për ta penguar G. Pas Çlirimit zvogëlimi i pasojave të G. u përfshi në masat e tjera të shumta; bashkë me rregullimin e rrjedhjes së lumenjve e përrenjve kryesorë, janë zbatuar masa komplekse hidroteknike, agroteknike dhe pyjore.

Drejtimet kryesore të luftës kundër G. janë: rregullimi i rrjedhjes së ujit dhe zbatimi i teknologjisë bujqësore sa më të përshtatshme, mbrojtja e tokave të punuara me sistemime dhe e tokave të papunuara nëpërmjet pyllëzimit, livadhizimit e përmirësimit të kullotave, përforcimi i vatrave të gërryerjes, kufizimi i dëmeve që shkakton depozitimi i materialeve të gërnyera, si zhavorrimi i tokave, mbathja e ujëmbajtësve etj.

(Z.Ra.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gërryerja


[cite]