Shkaku i magnetizimit të Tokës
Magnetizmi i Tokës provohet lehtë në sipërfaqen e saj, bile, me ndihmën e satelitëve artificialë, edhe në hapësirë. Por, në brendësi të planetit tonë gjendet shkaku i kësaj force. Pjesa më e brendshme e rruzullit tokësor praktikisht është e paarritshme. Prandaj, gjeofizikanët që kërkojnë shkakun e magnetizmit tokësor, duhet ti grumbullojnë të dhënat e nevojshme nga studimet e njëpasnjëshme mbi sipërfaqen e planetit dhe nga dukuritë magnetike të shkaktuara nga vetë njeriu. Siç e dimë, magnetizmi tokësor është një aspekt i forcës që Njutoni e quan gravitacionale. Çdo trup shtyhet ose tërhiqet me një trup tjetër në raport të drejtë me masën e tij dhe në raport të zhdrejtë me katrorin e distancës që ka trupi tjetër. Si rezultat i rrotullimit të Tokës krijohen vijat e forcës magnetike.
Shpërngulja e poleve magnetike mund të përcaktohet nga ndryshimi i pozicionit të boshtit të rrotullimit të Tokës, ndryshim që, nga ana e tij, mund të shkaktohet nga ndryshimi i ekuilibrit ndërmjet masave të materialeve plastike shumë të nxehta, që gjenden ndërmjet kores së Tokës dhe bërthamës së tij, mund të qarkullojnë ngadalë, siç qarkullojnë rrymat e ajrit të ngrohtë H të ftohtë në një dhomë. Rryma të tilla të zakonshme herë-herë mund të ndryshojnë ekuilibrin brenda në Tokë dhe të prishin rregullsinë e lëvizjes rrotulluese. Lëvizja e këtyre rrymave mund të shpjegojë gjithashtu edhe ndryshimet që vihen re në shmangiet magnetike, nga vendi në vend. Është fakt i padiskutueshëm që, me kalimin e viteve, vihet re një zhvendosje e fushës magnetike drejt perëndimit. Arsyeja mund të jetë diferenca ndërmjet shpejtësisë së rrotullimit të mbulesës së Tokës (pjesa menjëherë nën litosferë) dhe shpejtësisë së rrotullimit të vetë litosferës. Në qoftë se mbulesa rrotullohet drejt lindjes më ngadalë se litosfera, që rrotullohet edhe ajo drejt lindjes, rezultati që rrjedh nga kjo, është një lëvizje suplementare e mbulesës drejt perëndimit. Kjo mund të ketë një efekt të rëndësishëm mbi magnetizmin tokësor.