SHKËMBINJTË METAMORFIKË

Forcat vigane ndrydhin, përkulin dhe zgjerojnë shtresat shkëmbore të planetit tonë. Magma e zjarrtë, që vjen nga shtresat e thella, futet përmes të çarave ndërsa uji dhe gazi të ngarkuar me kripëra minerale, të nxehtë ose të ftohtë, depërtojnë përmes plasave dhe kokrrizave të shkëmbinjve, të cilët për këtë shkak pësojnë shndërrime të thella, nganjëherë rrënjësore, që quhen metamorfoza, sipas fjalës greke që do të thotë «ndryshim». Për këtë arsye shkëmbinjtë që kanë pësuar metamorfoza të tilla, quhen shkëmbinj metamorfikë.

Toka – Planeti ku jetojmë

[cite]