GËSHTENJASI
✤ Fshat në rrethin e Pogradecit (JP), në të djathtë të rrugës Pogradec-Korçë. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Buçimas (shih). Emri i mëparshëm ka qenë Zërvaskë. Nga të dhënat arkeologjike dëshmohet si vendbanim që në lashtësi. Këshilli NÇ është ngritur në nëntor 1943. Kolektivizimi i bujqësisë u bë në dhjetor 1950, duke qenë pionierja e kolektivizimit në rrethin e Pogradecit. Në maj 1962 këtu ka bërë vizitë shoku Enver Hoxha. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit, i misrit e i duhanit. Rriten sidomos gështenjat. G. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gështenjasi
[cite]