GËZOFI
✤ Lëkurë kafshësh shtëpiake dhe egërsirash, me qime të buta, e regjur dhe e përpunuar. Prodhim i G. në Shqipëri ka tradita të lashta, veçanërisht në krahinat e V, si në malësinë e Mbishkodrës, të Tropojës, të Kukësit, në Kosovë etj. G. është punuar që në kohë të vjetra në mënyrë artizanale dhe përdorej për veshje të thjeshta, poste etj. Shumica e G. të bagëtive të imëta dhe të egërsirave në të kaluarën eksportohej në gjendje të papunuar dhe me çmime shumë të ulëta. Më 1963 u, projektua dhe u pajis kryesisht me forcat tona fabrika e parë për gëzofin, që në fillim përpunonte lëkurë qengjash në formë gjysmë prodhimi për eksport. Më vonë u prodhuan veshje, doreza, kapele, lodra për fëmijë, tapete e pajisje të ndryshme shtëpiake për eksport dhe për nevojat e vendit. Sot përpunohen të gjitha llojet e lëndëve të para për G. nga lëkurët e bagëtive të imëta, si dhe të lëkurëve me push të egërsirave dhe kafshëve të tjera. Në të ardhmen do të përpunohen të gjitha llojet a lëkurëve për G. e peliçe, duke plotësuar nevojat e vendit dhe për eksportin. Masat që janë marrë për përmirësimin racor dhe shtimin e bagëtive të imëta sigurojnë në të ardhmen edhe rritjen e prodhimit të gëzofit

(B. Gji.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gëzofi


[cite]