GABROT
✤ Grup shkëmbinjsh magmatikë bazikë, intruzivë, me ngjyra të errëta, të përbërë kryesisht nga plagjioklaze bazike
G. janë mjaft të përhapura në Shqipëri dhe përbëjnë disa masivë në zonën e Mirditës. Më i madhi është masivi i Kaptenës (Kukës). Në këto masive gjenden mjaft vendburime të mineraleve të dobishme, si xeherorë bakri (Kurbnesh, Thirrë etj), xeherorë titani e hekuri etj. Nga tjetërimi kimik i G. janë formuar edhe vendburime të kaolinës (Korthpulë, Kashnjet etj). G. përdoren edhe si material ndërtimi e gur zbukurimi i eilësisë së lartë.

(DhK.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gabrot


[cite]