GASHI
✤ Zonë gjeografike në skajin më VL të rrethit të Tropojës, pjesë e Alpeve Shqiptare (shih). Shtrihet midis pellgut të Çeremit në VP, luginës së l.Gashi në JP, pellgut të Tropojës në JL dhe malësisë së Gjakovës në VL. Në pikëpamje tektonike përbën zonën e Gashit që është e ndërtuar në pjesën më të madhe prej shkëmbinjsh efuzivë (pjesa qendrore),; gëlqerorësh (Shkëlzen-Radesha), granodioritesh (masivi i Trokusit), rreshpesh (skaji VP) dhe flishi (në periferinë JL), dhe ka strukturë luspore e bllokore. Ka reliev alpin me kontraste të theksuara, sidomos në kurrizin Kershi i Koeajve-Tringllimë, midis luginës së 1. të Gashit në P dhe atij të Tropojës në L, në kurrizin Shkëlzen-Radeshë në JL si dhe në VL midis Kershit të Vujkut e Brevinës. Majat më të larta të G. janë Koritat e Dobërdolit (2400 m), Shkëlzeni (shih), Gusani (2451 m) dhe ajo e Rupës (2268 m). Në reliev vërehen gjurmë të akullimeve kuaternare, në trajtë luginash e cirqesh akullnajore. Spikasin në veçanti lugjet e Doberdolit-Sulbicës (shih), ku gjenden edhe 15 liqene akullnajore. Një pjesë e mirë e kësaj zone është e mbuluar nga pyje të dendura ahu, si në Trokus, Çerem, Lumë të Gashit etj. Kurse pisha (kryesisht Pinus peuce) ka shtrirje më të vogël. G. dallohet për shtrirje të gjerë të kullotave alpine shumë të pasura si Doberdoli, Sulbica, Markofca, Luma e Gashit etj.

(Gj.G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gashi


[cite]