GAZI KARBONIK


GAZI KARBONIK
✤ (C02). Lëndë e gaztë, që përdoret në disa sektorë të industrisë së vendit;:prodhimi i uresë, i sodës së kalcinuar, i sheserit, i pijeve të gazuara etj. Për sintezën e uresë në uzinën «Gogo Nushi» përdoret G. K. që del ai mbeturinë në të dyja impiantet e prodhimit t§ hidrogjenit. Në uzinën e Sodës, Vlorë G. K. prodhohet krahas me gëlqeren, në furrat e pjekjes së gurit gëlqeror. Në mënyrë të ngjashme prodhohet G. K. edhe në Kombinatin e Sheqerit, Maliq ku përdoret në teknologjinë e nxjerrjes së sheqerit nga panxhari. Po aty, gjatë fermentimit alkoolik të melasës, prodhohet oksid karboni i pastër, i cili ngjishet në bombola dhe përdoret nga industria ushqimore për prodhimin e pijeve të gazuara etj.

(Dh. H.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gazi Karbonik


[cite]