GERO LIRI


GERO LIRI
✤ (1926-1944). Veprimtare e dalluar e Luftës ANÇ, Heroinë e Popullit. Lindi në Fier. U organizua në radhët e rinisë komuniste (1942) e dha ndihmesë të dukshme për organizimin e mobilizimin e rinisë së qytetit në Luftën Antifashiste. Anëtare e PKSH në fillim të vitit 1943, u dallua si agjitatore e propagandiste e zjarrtë e vijës së saj. Luftoi me trimëri e patriotizëm si skuadërkomandante në rreshtat e batalionit IV të Brigadës XVI S (1944). Në një betejë me nazistët gjermanë në Çukas të Fiersheganit (Lushnjë), u plagos disa herë, armiqti e kapën pa ndjenja dhe e dogjën, më 6.10.1944.

(F.La.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gero Liri


[cite]