GJAKMARRJA
✤ Zakon i egër i trashëguar nga rendi fisnor, që në rendin patriarkal-fisnor mori përpjesëtime më të gjera. Sipas këtij zakoni, për të marrë gjakun e një të vrari, duhej vrarë njëri prej anëtarëve meshkuj të familjes a të fisit të vrasësit. Gj. ka’ qenë e përhapur në të gjitha vendet e botës, duke përfshirë edhe vendin tonë. Në regjimet antipopullore të së kaluarës ajo kishte karakter klasor dhe shuante familje të tëra. Në disa zona të Malësisë së Veriut vazhdoi më gjatë, për shkak të sundimit të marrëdhënieve patriarkale-fisnore e feudale, të pushtuesit të huaj, të * politikës reaksionare e përçarëse të klasave shfrytëzuese e të klerit, sidomos atij katolik, si dhe për shkaqa të tjera shoqërore.
Me krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë filloi një luftë e organizuar për zhdukjen e zakonit të gjakmarrjes, mbasi ai pengonte bashkimin epopullit në luftë dhe u shërbente pushtuesve të huaj e klasave reaksionare. Pas Çlirimit të Shqipërisë, në vitet e pushtetit popullor, si pasojë e shndërrimeve të thella revolucionare ekonomiko-shoqërore, e formimit të njeriut të ri me botëkuptim marksist-leninist e me psikologjinë shoqërore socialiste, Gj. si dukuri shoqërore, u zhduk.
(I.E.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gjakmarrja
[cite]