GJAKOVA TAHIR EFENDI
✤ (Boshnjaku). Poet i rrymës letrare të bejtexhinjve. Jetoi dhe veproi si klerik në Gjakovë, nga fundi i shek.XVIII gjer afër mesit të shek.XIX. Vepra që njihet prej tij Emni Vehbije, u botua shqip me alfabet ara’b në Stamboll më 1835. Një ribotim i saj me alfabetin latin u bë më 1907, në Sofje. Vepra e hartuar në vargje dhe në prozë, kishte qëllime praktike. Përmban porosi e këshilla në frymën e moralit islam. Paraqet interes si dokument gjuhësor i së folmes së Gjakovës.
(J.B.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gjakova Tahir Efendi
[cite]