GJAKU
✤ Lidhje afrie e cila sipas traditës etnografike përmbledh të gjithë njerëzit që rrjedhin nga një i parë i përbashkët në vijën e babait dhe janë farefis me njëri-tjetrin. Brezat që rrjedhin prej një Gj. quheshin vëllezër e motra, prandaj edhe martesa ndërmjet tyre ishte e ndaluar. Brezi i Gj. sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, quhej «lisi i gjakut».

(A.Do.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjaku


[cite]