GJALLICA E LUMËS
✤ Mal në vargun malor të Korabit, në rrethin e Kukësit, me lartësinë më të madhe 2486 m. Shtrihet në skajin VL të këtij vargu midis pellgut të Kukësit në VP dhe pilajës së Shishtavecit në JL. Në VL gryka e Lumit të Lumës e ndan nga mali i Koritnikut, kurse kanioni i Bicajt në JP e ndan nga mali i Kolesianit. Është i ndërtuar gati tërësisht prej gëlqerorësh të triasit. Ka formë vezake me drejtim VL-JP dhe shpate shumë të pjerrëta, që bien thikë mbi pellgun e Kukësit dhe pllajën e Shishtavecit. Bimësia e Gjallicës është e rrallë. Në anën VP rritet ahu e pisha (rrobulli), në anën JL ka kullota të pasura alpine.
(Gj.G.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gjallica E Lumës
[cite]