GJEODEZIA


GJEODEZIA
✤ Shkencë që merret me përcaktimin e formës e të përmasave të Tokës, si dhe me metodat e teknikën e matjeve në sipërfaqe dhe në brendi të saj. Ndahet në Gj. e lartë, që studion trajtën dhe fushën e rëndesës së Tokës, zhvendosjet horizontale dhe vertikale të sipërfaqes tokësore, ndërtimin e rrjeteve shtetërore astronomo-gjeodezike etj.; topografia që merret me rilevimet e me ndërtimin e planeve dhe hartave topografike; hartografia që studion llojet e projeksioneve dhe proceset e përpilimit dhe të shumëfishimit të hartave; fotogrametria që merret me matje të ndryshrne në fotografitë e ndryshme ajrore dhe tokësore për qëllime hartografike; Gj. inxhinierike, që merret me matje të ndryshme për studimin, projektimin dhe zbatimin e ngrehinave inxhinierlke etj.

Njohuri gjeodezike për Shqipërinë janë dhënë që në kohë të lashta nga dijetarët e antikitetit si Straboni, Ptolemeu etj., që kanë bërë edhe harta të trevave shqiptare. Punimet e para gjeodezike të mirëfillta janë kryer nga topografë ushtarakë të shteteve të huaja që në fillim të shek. XIX, për qëllimet e tyre ushtarake e ekspansioniste. Më 1876 Instituti Gjeografik i Vjenës botoi hartën e parë të plotë të trevave shqiptare në shkallën 1:300 000, e cila bënte pjesë në hartën e përgjithshme të vendeve ballkanike. Para Luftës I Botërore u botuan nga anglezët dhe hartat e para batimetrike të bregdetit shqiptar. Gjatë Luftes I Botërore kryen punime topografike e gjeodezike institutet gjeografike të fuqive ndërluftuese austro-hungareze, italiane dhe franceze, duke përpiluar harta në shkallë 1:75.000 dhe 1:50.000. Në përfundimin e Luftës I Botërore afro 3/4 e territorit të Shqipërisë ishte paraqitur në harta topografike me shkallë të ndryshme. Komisioni ndërkombëtar i caktimit të kufijve të Shqipërisë gjatë viteve 1922-1925 rilevoi brezin kufitar me shtetet fqinje në shkallë 1:50.000 duke vendosur edhe piramidat përkatëse. Më 1928 ri botua harta e plotë e Shqipërisë në shkallë 1:200.000 nga H. Lui (shih). Gjatë regjimit të A. Zogut nga topografë të Institutit Gjeografik të Firences u rilevua tërë territori i vendit në shkallë 1:50.000 në kuadrin e përgatitjeve që bënte fashizmi italian për pushtimin e Shqipërisë. Gjatë këtij pushfimi po ky Xnstitut përpiloi edhe .harta më të^ hollësishnih.

Pas Çlirimit në vend filloi të zhvillohet edhe Gj. si shkencë. Punimet topografike e gjeodezike u kryen nga specialistët vendas. Për fuqizimin e mbrojtjes së vendit më 1945 u krijua Shërbimi Topograjik i Ushtrisë (shih), ndërsa për nevojat e rindërtimit dhe të zhvillimit të ekonomisë socialiste duke filluar nga v. 1946 e deri më 1954 u krijuan shërbimet e veçanta gjeodezike e topografike pranë Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Ndërtimit dhe Ministrisë së Industrisë e Minierave. Sot pothuajse tërë dikasteret ekonomike kanë shërbim gjeodezik. Më 1948 u transformua rrjeti gjeodezik (shih) dhe hartat topografike ekzistuese në sistemin tonë shtetëror, ndërsa më 1955 përfundoi rikonstruksioni i plotë i rrjetit gjeodezik shtetëror, ku u mbështet edhe rilevimi aerofotografik i territorit të Shqipërisë në shkallë 1:25.000, që përfundoi më 1957.

Për përgatitjen e kuadrit që në vitet e para të Çlirimit u ngritën kurse dhe u hapën shkolla të mesme profesionale për topografë, ndërsa më 1957 u hap dega e Gj. pranë UT, që përgatit kuadro të lartë për punime topografike e gjeodezike. Sot punimet topografike e gjeodezike kryhen me metoda e aparatura të përparuara, si matjet e largësive me metoda elektronike, rilevimi stereofotogranietrik ajror e tokësor, përpunimi i rezultateve të matjeve me makina llogaritëse elektronike etj.

Veç hartave topografike (shih) shkallëvogla, shkallëmesme dhe shkallëmëdha që përpilohen nga Instituti Topografik i Ushtrisë (shih), shërbimet gjeodezike të dikastereve të ndryshme kanë rilevuar një pjesë të madhe të territorit të vendit në .shkallë 1:10.000, 1:5.000 dhe pjesërisht në shkallë 1:2.000, 1:1.000 dhe 1:5.00, duke përpiluar edhe hartat përkatëse për nevojat e degëve të ndryshme të ekonomisë, si për kërkimet gjeologjike të mineraleve të dobishme, për kadastrën e tokave bujqësore, për bonifikimin e ujitjen, për ndërtimin e rrugëve, hekurudhave e ngrehinave industriale e shoqërore etj. Bashkërendimi i të gjitha punimeve topografike, gjeodezike dhe hartografike që kryhen në territorin e RPSSH drejtohet nga një organ gjeodezik koordinues i krijuar më 1978. Ndër studiuesit e sotëm në fushën e Gj. përmenden Ndoc Luli, Filip Geci, Muharrem Dragovoja etj.

(M.Dr.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjeodezia


[cite]