GJERGJEVICA AGUSH


GJERGJEVICA AGUSH
✤ (1890-1983). Atdhetar, një nga komandantët e shquar të formacioneve partizane në malësinë e Gorë-Oparit e të gjithë krahinës së Korçës, komunist i vendosur dhe luftëtar besnik për ndërtimin e sociaiizmit e mbrojtjen e atdheut. Lindi në fshatin Gjergjevicë të Korçës, në një familje me ndjenja atdhetare. Zhvilloi veprimtari atdhetare për pavarësinë e Shqipërisë (1908) dhe në krye të një çete ka lufmar kundër shovinistëve grekë për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut. Shprehu urrejtje kundër regjimit të A.Zogut dhe braktisi radhët e ushtrisë së tij. Pas themelimit të PKSH, u lidh me komunistët e organizatës së Partisë në Korçë dhe u hodh pa rezerva në Luftën ANÇ. Si komandant njësiti partizan (1942), komandant i çetës së Ostrovicës (1943) komandant i batalionit «6 dëshmorët* (1943), komandant i B4 Br. IV S, anëtar i komandës së shtabit të qarkut të Korçës, komandant i komandës së vendit në Bilisht, u daGua kurdoherë për besnikëri ndaj vijës së Parhsë, për trimëri e vendosmëri. Pas Çlirimit, edhe pse invalid, punoi për forcimin e Ushtrisë PopuLore dhe për edukimin e brezit të ri me dashurinë për Partinë e atdheun, me traditat e çmuara rë Luftës ANÇ.

(P.R.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjergjevica Agush


[cite]