GJERGJI GJIN
✤ Udhëheqës i kryengritësve të krahinës së Dukagjinit në fillim të shek.XVII. Kryesoi të dërguarit e kryengritësve në Kuvendin e madh të Dukagjinit që u mblodh në vitet 1601-1602 (shih: Kuvendet Shqiptare} dhe mori pjesë në Kuvendet Ballkanike (shih) të Kuçit, Prokupit dhe Beogradit. Në planet e luftës për rlirimin e vendit më 1607-1608 ishte parashikuar që me forcat e malësive Gj.Gj. të merrte Shkodrën dhe të mbyllte shtigjet për të mos lejuar kalimin e ushtrive osmane. Duke çmuar rolin e tij dhe të malësorëve dukagjinas, spanjollët që synonin të hidheshin në Ballkan, u përpoqën ta bënin për vete, por nuk la arritën qëllimit. Qëndrimi i Gj.Gj. ishte një sfidë për spanjollët.
(I.Z.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gjergji Gjin
[cite]