GJIRI I DURRËSIT


GJIRI I DURRËSIT
✤ Gji në detin Adriatik, ndërmjet kepit të Selitës (Lagjit) në J dhe kepit të Durrësit në V. Ka gjatësi 18 km dhe gjerësi maksimale 7.5 km. Në përgjithësi është i cekët, thellësitë zvogëlohen në mënyrë të njëtrajtshme drejt brigjeve. Bregdeti është i ulët dhe i veshur me pyll pishe e plepi, është zonë tipike grumbullimi. Në Gj. e D. derdhen përroi i Darçit dhe ai-i Kavajës. Gjithë bregdeti L përbëhet nga një ranishte e gjerë, me rërë të imët, ku gjenden plazhi i Durrësit (shih) e i Golemit. Gjiri është i mbrojtur vetëm ndaj erërave lindor.e, të cilat janë më të rrallat. Mbizotërojnë erërat me drejtim V e JL. Shpejtësitë më të mëdha i kanë erërat me drejtim J. Temp. e ujit të detit lëkundet nga 11.8°C në shkurt deri 23.4°C në gusht. Në pjesën V të gjirit shtrihet qyteti dhe porti i Durrësit, ndërsa në J plazhi i Durrësit, qendra më e madhe turistike e vendit.

(A.Se.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjiri I Durrësit


[cite]