GJOKA MARTIN


GJOKA MARTIN
✤ (1890-1840). Kompozitor i periudhës së Pavarësisë. Ishte nga Shkodra dhe aty punoi si mësues e muzikant. Mbledhës e studiues i folklorit muzikor të malësisë së trevave të veriut, mbi këtë bazë krijoi stilin e muzikës së vet. Ndër kompozimet më të njohura të M.Gj. janë «Rapsodia shqiptare» (për orkestër frymore), pjesët instrumentale «Te ura e Shalës» (për flaut e piano), «Një vjollcë Shkodre» (për ansambël orkestral), suita për orkestër simfonike «Dy lule mbi varr të Skënderbegut», një numër këngësh lirike dhe epike, balada, valle korale etj. Ishte ndër organizatorët e veprimtarive muzikore në Shkodër gjatë viteve 1917-1935. Ngriti e drejtoi orkestrën frymore (Illyricum», dha ndihmesë në shoqëritë përparimtare «Rozafat» e «Bogdani». Si mësues u përpoq të fuste në programet e shkollës këngë shkollore origjinale shqiptare.

(S.Ka.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjoka Martin


[cite]