GJOCAJ
✤ Fshat në rrethin e Elbasanit, në bregun e majtë të Shkumbinit. Është fshat i bashkuar, ku përfshihen edhe fshatrat: Vashaj, Rrumbullak, Çelhakaj, Hasmashaj e Kurtaj, popullsia gjithsej 4350 banorë. Gjatë Luftës ANÇ fshati u lidh me forcat partizane të batalionit «Maliq Muço» të grupit të Pezës. Këshilli NÇ u ngrit më 1942. Fshati u çlirua më 12.11.1944. Koop. bujqësore u ngrit më 8.11.1950.. Në shkurt 1963 u përfshi në koop. e bashkuar me të njëjtin emër. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës, duhanit, panxharsheqerit dhe rritja e gjedhit. Gj. ka shkollë të mesme bujqësore, ambulancë, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjocaj


[cite]