GJOKA NDREC NDUE


GJOKA NDREC NDUE
✤ (1919-1946). Veprimtar i shquar i arsimit popullor, Mësues i Popullit. Lindi në Klos të Mirditës në një familje të varfër mirditore. Mësimet e para i mori në Orosh të Mirditës. Pasi mbaroi shkollën normale të Elbasanit, punoi si mësues në Linaj të Shkodrës, në Istok (Zllakuqan të Pejës) në Kosovë. Mori pjesë në Lëvizjen ANÇ. Me çlirimin e Mirditës, në tetor 1944 nisi grumbullimin e përgatitjen e mësuesve që do të hapnin shkolla në të gjithë krahinën. Me nismën e tij, Këshilli NÇ i Mirditës më 13.12.1944 vendosi hapjen e shkollave dhe të 47 kurseve kundër analfabetizmit. Brenda pak muajve numri i nxënësve arriti në 2641 vetë, nga 201 nxënës që kishin 4 shkolla të paraçlirimit në Mirditë. Për herë të parë u tërhoqën vajzat e gratë në shkollë. N.N.Gj. zhvilloi edhe një veprimtari të gjerë politike, ideologjike e kulturore. U vra nga bandat e reaksionit më 17.2.1946. Shoku Enver Hoxha e ftoi Kongresin II të PPSH të nderorite kujtimin e këtij pionieri të shquar komunist të dritës dhe të arsimit.

(M.Kr.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjoka Ndrec Ndue


[cite]