GJORMI
✤ Fshat në rrethin e Vlorës, në bregun e majtë të Shushicës, në rrugën Vlorë-Kuç. Qendër e fshatit të hashkuar që përfshin edhe fshatrat: Brataj, Velçë, Lepenicë, popullsia gjithsej 3880 banorë. Më 4.12.1942 në Gj. u formua «Çeta Plakë e Vlorës» (shih). Nga 30 dhjetor 1942 deri më 1 janar 1943 është zhvilluar një nga betejat më të ashpra kundër fashistëve italianë e njohur me emrin Lufta e Giorm.it (shih). Më 14.12.1943 u zhvillua një luftë tjetër e ashpër kundër forcave gjermano-balliste. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1956. Gj. është qendër e koop. së bashkuar. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës. Rriten të imëtat dhe gjedhët.Gj, ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kuiture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

✤ Fshat në rrethin e Shkodrës në JL të malit Baliaj. Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Grizhës (shih). Në afërsi të Gj. ndodhen muret fa një kalaje ilire. Përmendet si fshat më 1485 (me emrin Xhovan). Fshatarët e Gj. kanë marrë pjesë në luftërat për liri. Gj. ka qenë bazë e rëndësishme e Luftës ANÇ. Kolektivizimi i bujqësisë u hë më 1957. Bën pjesë në koop. e bashkuar me të njëjtin emër. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i duhanit. Gj. ka shkollë të ciklit të ulët, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjormi


[cite]