GJYQET PARTIZANE
✤ Organe të drejtësisë popullore revolucionare gjatë Luftës ANÇ. U ngritën në fillim si gjyqe të popullit (shih) në çetat partizane, në muajt e parë të vitit 1943 edhe në batalionet e shtabet e qarqeve. Me krijimin e Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ organizimi, funksionimi dhe kompetencat e Gj.P. përcaktoheshin në mënyrë të hollësishme me udhëzime të KQ të PKSH dhe të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ. Trupi gjykues përbëhej nga zëvendëskomisari politik si kryetar, zëvendëskomandanti dhe një nga radhët e luftëtarëve, Hetimi paraprak dhe dërgimi i çështjeve penale në gjyq bëhej nga> hetuesi, të cilin e caktonte shtabi i brigadës. Në shqyrtimin e çështjeve gjyqi udhëhiqej nga udhëzimet e PKSH dhe të organeve më të larta ushtarake, që kërkonin verifikim të plotë e objektiv të të gjitha rrethanave. Mbahej procesverbal nga një sekretar dhe vendimi jepej me shkrim’ e i arsyetuar. Gj.P. shqyrtonin çështje për tradhti, spiunazh, sabotim, vrasje, grabitje etj. të kryera. nga ushtarakë ose civilë, si dhe aktet e shthurjes, dezertimit, shkeljes së disiplinës dhe vepra që diskreditonin UNÇ. e figurën e partizanit. Caktoheshin si dënime: vërejtja, dëbimi nga UNÇ e deri pushkatimi. Gj.P. e vazhduan veprimtarinë e tyregjer në pragun e Çlirimit.
(G.Gj.>
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gjyqet Partizane
[cite]