GOLEMI
✤ (Mali i Robit). Qendër e banuar në rrethin e Durrësit, rrëzë Malit të Robit, mbi rrugën Durrës-Rrogozhinë. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Kryemëdhenj (shih). Si vendbanim në rrugën Egnatia, përmendet që në shek.I e.r. Në Malin e Robit janë zbuluar objekte të kulturës së Komanit. Në vitet 30 të shek.XX u ngrit Shkolla bujqësore e Kavajës. Banorët dhe nxënësit e shkollës e pritën me armë pushtimin italian dhe morën pjesë në shumë aksione gjatë Luftës ANÇ. U çlirua më 14.11.1944.
Pas Çlirimit G. u hë qendër e përgatitjes së kuadrove të bujqësisë, u hapën kurse kuahfikimi dhe një shkollë e ulët profesionale për traktoristët e parë etj. Më 1956 u hap shkolla e mesme bujqësore «Ylli i Kuq». Më 1963 u ngrit një ekonomi didaktike eksperimentale e Institutit të Lartë Bujqësor për rritjen e damazëve të racës për gjedhë, dhen, dhi, shpendë etj. G. ka shkollë 3-vjeçare, qendër shëndetësore, njësi tregtare e shërbimesh komunale, stacion hekurudhor. Në bregdet është plazhi i Golemit.
✤ Fshat malor në rrethin e Gjirokastrës (VP), në malësinë e Kurveleshit. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Picar (shih). Përmendet në burimet e shkruara që nga shek.XVI. Vendbanimi i vjetër me emrin Krape gjendej në J të fshatit të sotëm. Këshilli NÇ u formua në dhjetor 1942. Kolektivizimi u bë më 1955. Është sektor i koop. së bashkuar «Partizani». Ka drejtim kryesor rritjen e dhenve. G. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, njësi tregtare. Më 1970 janë ndërtuar një hidrocentral i vogël dhe rezervuari për ujitje.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Golemi