GREPCKA
✤ Fshat në rrethin e Skraparit. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Prishtë, Rehovicë, Liqedh, Cerovë, Nishicë, Veleshnjë, Slatinjë, popullsia gjithsej 2275 banorë. Gjetjet arkeologjike që i përkasin kulturës ilire, e dëshmojnë si vendbanim të shek. IV-II p.e.r. Në shtator 1942 u ngrit Këshilli NÇ i fshatit. Cerova është vendlindja e Heroit të Popullit Riza Cerova dhe Veleshnja është vendlindja e Heroit . të Popullit Zylyftar Veleshnja. G. është qendër e koop. bujqësore të bashkuar me të njëjtin emër. Koop. ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës dhe rritjen e bagëtive të imëta. G. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpinë e kulturës, muze, qendrën shëndetësore, -njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Grepcka


[cite]