GROSHI
✤ Monedhë argjendi e përdorur gjatë mesjetës në Shqipëri. Është prerë për herë të parë në Venedik më 1202. Në fillim vlera e një G. ishte e barabartë me 1/24 e një dukati (shih) ari, por erdhi duke rënë me kalimin në periudhën osmane. G. përdoret gjithmonë e më tepër si njësi e vogël monetare që nga shek.XVII, duke zënë vendin e akçes (shih). Në shek.XVII-XVIII kishte G. me vlera të ndryshme, që shkonin nga 70 deri në 120 akçe, baras me rreth 12-25 gram argjendi. Në shek.XIX G. ka vlerën e 40 parave, baras me 1/100 e lirës turke.

(P.Me.—P.Th.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Groshi


[cite]