GRYKA E SHKOPETIT
✤ Grykë tepër e ngushtë dhe disa qindra metra e thellë, e çarë në gëlqerorët e kretakut nga lumi Mat para se të dalë në fushë. Ndan Kulmin e Dervenit nga malet e Skënderbeut në Vargmalet Perëndimore. Përmes saj, nëpërmjet tunelit të Shkopetit, kalon rruga automobilistike Milot-Burrel. Në këtë grykë është ndërtuar diga e HEC «F.Engels» (shih). Pak më noshtë ndodhet edhe gryka e Ferr-Shkopetit.
(P.G.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gryka E Shkopetit
[cite]