
GRYKA E MEZHGORANIT
✤ Grykë në lumin Vjosë, pjesë e Grykës së Këlcyrës (shih), me të cilën ka të njëjtën prejardhje tektoniko-erozive. Përmendet për betejën e Mezhgoranit (2.7.1943) midis partizanëve dhe ushtrive italiane, ku ra trimërisht Heroi i Popullit Asim Zeneli. Pranë grykës, në të majtë të rrugës Dragot-Këlcyrë, në rrëzën jugore të malit të Shëndellisë është vendosur fshati i Mezhgoranit.
(F.Kr.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gryka E Mezhgoranit
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "GRYKA E MEZHGORANIT" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/gryka-e-mezhgoranit