GRYKA E SKAVICËS


GRYKA E SKAVICËS
✤ Grykë në luginën e Drinit të Zi, në rrethin e Kukësit, tek fshati me të njëjtin emër. Është formuar në gëlqerorët e triasit, të cilët kanë shkaktuar ngushtimin e menjëhershëm të luginës. Ka gjatësi afro 1 km (midis fshatrave Drajë e Skavicë), thellësi mbi 200 m dhe gjerësi të shtratit 5-8 m. Në të gjithë gjatësinë ka tiparet e një kanioni me shpate gëlqerore gati vertikale, me bimësi shumë të rrallë dushku. Këtu do të ndërtohet një HEC i madh, që do të plotësojë shfrytëzimin hidroenergjetik të lumit Drin.

(Gj.G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gryka E Skavicës


[cite]