GRYKAT E HAPËTA


GRYKAT E HAPËTA
✤ Mal në Alpet Shqiptare (rrethi i Tropojës) me majën më të lartë «Ismet Sali Bruçaj» (2625 m, e dyta pas Jezercës). Shtrihet midis pjesës së sipërme të luginës së Valbonës në V dhe luginës së Nikajt në J. Nga P vazhdon me kreshtat e Zhaborrëve, kurse në JL qafa e Droçës e ndan nga Mali i Hekurave (shih). Është i ndërtuar prej gëlqerorësh e dolomitesh të triasit. Ka formën e një trungu konik me shpate shumë të pjerrëta (shpati L e P formojnë rrëpira 700-800 m të thella). Rreth majës kryesore ngrihen dhe katër maja të tjera me lartësi mbi 2400 m. G. e H. janë krejtësisht të zhveshura nga bimësia.

(Gj .G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Grykat E Hapëta


[cite]